Veri: Policia u detyrua të përdor armë, u rrezikuan nga një xhip – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Veri: Policia u detyrua të përdor armë, u rrezikuan nga një xhip

    Insajderi
    09 March 2023 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se policia është detyruar që ta përdor armën pasi është rrezikuar jeta e zyrtarëve policor nga ana e të dyshuarve.

    Sipas njoftimit policia ndodhej në pikë kontrolli në fshatin Banje në një rrugë ilegale, dhe aty ka ardhur/qarkulluar një automjet xhip i tipit audi të cilit i kanë sinjalizuar për ndalje.

    “Zyrtarët policor në pikë kontrolli sipas procedurave kanë sinjalizuar automjetin me bateri që të ndaloj për kontroll rutinor, por personi i dyshuar (drejtuesi i automjetit) posa ka vërejtur zyrtarët policor të cilët e kanë sinjalizuar për ndalim, ka rritur shpejtësinë për të ikur nga ndalimi duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e zyrtarëve policor, përderisa njëri nga zyrtarët policor me qëllim të shmangies së rrezikut të drejtpërdrejt për jetën e tij dhe zyrtarëve tjerë policor është detyruar që të përdor armën e zjarrit”, thuhet në njoftim.

    Teksa policia ka ndaluar dy automjete të tjera ku ndodheshin pesë persona.

    “Automjeti i dyshuar me shpejtësi është larguar nga vendi i ngjarjes përmes rrugëve ilegale, përderisa njësitet policore janë duke ndërmarr veprime operative dhe hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit/ve të dyshuar të përfshirë në këtë rast. Si vazhdimësi e hetimit gjatë realizimit të detyrave policore, njësitë relevante policore kanë ndaluar dy automjete tjera të cilat kanë ardhë në atë lokacion, e që dyshohet se mund të ndërlidhen me veturën e dyshuar, në te cilat vetura gjendeshin pesë persona, të cilët janë dërguar në stacion policor për intervistim”,përfundon njoftimi./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark