Veriu në barrikada- Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut thërret mbledhje të rregullt – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Veriu në barrikada- Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut thërret mbledhje të rregullt

    Insajderi
    14 December 2022 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka thirrur mbledhje të rregullt plenare.

    Mbledhja është thirrur nga Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skënder Sadiku.

    Sadiku për Insajderin e konfirmoi mbledhjen e cila do të filloj në orën 13:00.

    Jam asamblisti me i vjetër dhe ligji me obligon me thirr është mbledhje e rregullt e cila do të vazhdoj e rregullt”, tha ai.

    Mbledhja është thirrur për t’i zëvendësuar asamblistët e dorëhequr të Listës Serbe.

    Që nga 6 nëntori, kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë dhënë dorëheqje para kuvendeve përkatëse. Njëjtë kanë vepruar edhe këshilltarët në kuvendet komunale nga radhët e Listës Serbe.

    Ndonëse tensionet e fundit në Veri dhe bllokimi i dy pik kalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak nga barrikadat nuk e ka ndaluar mbajtjen e një mbledhje të rregullt. /Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark