Liverpool e do me çdo kusht në Anfield mbrojtësin e Barcelonës, Thomas Vermaelen.
Përfaqësuesi belg e ka pasur të vështirë të gjejë veten tek Barcelona që nga kalimi nga Arsenal, dhe thuhet se dëshiron që të rikthehet në Premier Ligë, shkruan Goal.com
Jurgen Klopp dëshiron që të forcojë mbrojtjen, dhe 30 vjeçari është një mundësi për të. Për belgun është interesuar edhe West Ham United./Insajderi.com