Vërmicë/ Pamje si ne filma: Doganieri me lopatë në dorë përleshet me shoferin e kamionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vërmicë/ Pamje si ne filma: Doganieri me lopatë në dorë përleshet me shoferin e kamionit

    Insajderi
    08 May 2022 - 21:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Polica e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare në Vërmicë sot rreth orës 13:00, shkruan Gazeta Sinjali.

    Krejt kjo pas një mosmarrëveshje, mes një shoferi të kamionit dhe personave zyrtarë doganor.

    Ngjarjen e ka rrëfyer një sinjalizues ku ka dëshiruar të mbetet anonim, i cili ishte në vendin e ngjarjes.

    Sipas sinjalizuesit, shoferi i një kamioni kishte nxjerr një thikë duke kanosur personat zyrtarë ku më pas kishte intervenuar edhe policia.

    Në këtë rast në vetëmbrojtje, zyrtari doganor kishe marr një lopatë ku edhe tenton ta godas.

    Sipas pamjeve që ka dërguar ky sinjalizues, shihet se si shoferi i kamionit është arrestuar nga Policia e Kosovës.

    Për rastin në fjalë, Sinjali ka tentuar të marrë edhe versionin e policisë por që këta të fundit deri në publikimin e shkrimit, nuk kanë kthyer përgjigje.

    Për më shumë shihni pamjet:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark