“Verrat e Llukës” përfshihen në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme - Insajderi
×
Kulturë

“Verrat e Llukës” përfshihen në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme

Insajderi
04 May 2017 - 11:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka aprovuar kërkesën e QRTK- së Pejës për përfshirjen e hapësirës “Verrat e Llukës” në fshatin Llukë të Epërme të Komunës së Deçanit, në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme.

“Mbrojtja e përkohshme pranohet me arsyes se ‘Verrat e Llukës’ karakterizohen për vlerat historike, shoqërore dhe shpirtërore, si vendndodhje historike në kuadër të kategorisë Peizazhe Kulturore”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Në këtë vend janë zhvilluar shumë ngjarje historike, që nga viti 1900 deri në vitin 1910, aty u mblodhën shqiptarët për të luftuar kundër pushtuesit osman. Po ashtu, ky vend njihet për “Kuvendin e Verrave të Llukës”, “Besëlidhja e Madhe Shqiptare të Verrave të Llukës”, ndërsa historiku i Verrave të Llukës kulmoi me 1 maj 1990, ku mbi 500 mijë shqiptarë, nga të gjitha hapësirat etnike shqiptare, u tubuan aty, për të kulmuar iniciativa e rinisë shqiptare, e pasuar nga intelektualët të prirë nga Anton Çetta dhe Zekrija Cana, për Pajtimin e Gjaqeve, lëvizje kjo e cila ndikoi në bashkimin e shqiptarëve dhe lëvizjen e mëvonshme për liri, demokraci dhe pavarësi.

Ministri Kujtim Kujtim Shala tha se me këtë akt Institucionet e Kosovës tregojnë kujdesin e shtuar ndaj trashëgimisë kulturore të Kosovës, të cilën duan ta marrin në mbrojtje, ta promovojnë dhe t’iu përcjellin brezave si vlerë e shtetit të Kosovës./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark