Vërshime në Podujevë pas reshjeve të shiut, akuzohet pushteti aktual i VV’së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vërshime në Podujevë pas reshjeve të shiut, akuzohet pushteti aktual i VV’së

    Insajderi
    28 May 2024 - 20:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Podujevës për shkak të reshjeve të shiut është përballur me vërshime.

    Disa rrugë të Podujevës janë mbuluar nga pellgjet e krijuara nga shiu dhe janë vështirë të qarkullueshme për qytetarë dhe vetura. Uji ka marrë edhe oborrin e Qendrës Kryesore të Komunës së Podujevës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Për krejt këto ka reaguar ish-kandidati i LDK’së për kryetar të kësaj komune, Ekrem Hyseni. Ai ka akuzuar pushtetin aktual të Shpejtim Bulliqit të VV’së për keqqeverisje, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndër të tjera, Hyseni ka bashkëngjitur edhe fotografi të rrugëve se si janë katandisur pas reshjeve.

    “Reshjet e shiut gjatë ditës së sotme nxorën në pah realitetin e invesimteve në infrastrukturë nga qeverisja komunale në Podujevë.  Milionat e shumtë të arsyetuar në emër të investimeve në infrastrukturë, janë vetëm gënjeshtra e radhës e mashtrimi i madh i kësaj keqqeverisjeje”, ka shkruar ai.

    “Fatkeqësisht, këto pamje nuk janë vetëm të disa rrugëve kryesore të qytetit, por pamje të tilla vijnë edhe nga oborri i QMF-së në Podujevë. Podujevën e mori uji me qeverisjen e papërgjegjshme tuajën, por ky ujë shpejt do ta marrë edhe keqqeverisjen tuaj”, shkroi ndër të tjera Hyseni. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark