etur nga makinat që ishin fundosur prej rrëshqitjeve të dheut në rrugën kryesore Prithvi afër Kathmandusë.
Shumica e autostradave dhe rrugëve kryesore që lidhin Kathmandunë me pjesët e tjera të vendit janë bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut në disa vende.
Gjashtë futbollistë kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në një qendër trajnimi që menaxhohej prej një shoqate lokale futbolli. Në një zhvillim tjetër dramatik, dalja e rrëmbyeshme e lumit Nakkhu nga shtrati në jug të Kathmandusë ka përlarë katër persona.
“Për orë të tëra, ata luteshin për ndihmë”- ka thënë Jitendra Bhandari, dëshmitar rasti. “Nuk mund të bënim asgjë”.
Bishnu Maya Shretha ka treguar për përmasat e vërshimeve ekstreme. “Herën e kaluar u larguam, por nuk ndodhi asgjë. Kësaj here ishte ndryshe. U vërshuan të gjitha shtëpitë”, ka thënë Shretha. “Derisa niveli i ujit po ngrihej, u desh të dilnim mbi kulm. U hodhëm prej një kulmi në tjetrin dhe më në fund arritëm në një shtëpi me beton”./BBC.