×
  • Lajme
  • Lajme

    Vërshimet në Bosnjë, shkëmbinj e çarje në rrugët e Jabllanicës – mediat raportojnë për rrezik të popullatës

    Insajderi
    04 October 2024 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Bosnje e Hercegovinë është raportuar për viktima nga vërshimet që u shkaktuan pas reshjeve të shiut gjatë natës. Gjendja më e rëndë është në territorin e komunës së Jabllanicë ku reshjet shkaktuan edhe rrëshqitje të dheut.

    Kështu tha Marija Buhaç, kryeministrja e Qarkut të Hercegovinës dhe Neretvës (HNK).

    Ajo nuk specifikoi për sa viktima bëhet fjalë.

    “Fatkeqësisht, sipas informacioneve të para, kemi edhe viktima njerëzore. Kemi kërkuar ndihmë nga Forcat e Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës që të dërgojnë një helikopter për të shpëtuar jetën e një fëmije në Jabllanicë”, tha ajo gjatë një konference të jashtëzakonshme për media në Mostar më 4 tetor.

    Mediumi boshnjak “Vijesti.ba” ka publikuar edhe pamje të rrugëve të çara e shkëmbinj në rrugë si pasojë e vërshimeve.

    Sipas informacioneve të fundit dhe fotografive të bëra aty pranë, gjendja në rrugët në Hercegovinë është jashtëzakonisht e vështirë për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe vërshimeve që kanë goditur këtë pjesë të vendit, e veçanërisht e prekur është Jabllanica, raporton ky medium.

    Fotot tregojnë një rrëshqitje të dheut në rrugën Konjic-Ostrozhac, si dhe shkëmbinjtë e rënë në rrugën Jabllanicë-Mostar. Lumi Neretva pothuajse ka dalë nga brigjet e tij, duke e përkeqësuar më tej situatën në terren.

    Pak më herët Shërbimi i Shpëtimit Malor (SHSHSH) Jabllanicë u bëri thirrje banorëve që të kontaktojnë SHGJSH-në dhe zjarrfikësit për ndihmë, në mënyrë që të përdorin forcat e përbashkëta për të shpëtuar të rrezikuarit nga vërshimet e shkaktuara nga reshjet e dendura gjatë natës.

    Është konfirmuar se Jabllanica është plotësisht e bllokuar, raporton Vijesti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark