Në ishullin e Grenlandës temperaturat janë rritur në 10 gradë Celsius gjatë dy dekadave të fundit.
Kjo rritje u mundëson zonave me presion te larte te bllokojnë ne rrymat e ajrit, qe ndikojnë në ndryshimet klimatike të hemisferës veriore.
Nëse ju bie te shkoni në jug të Britanisë, rrymat ajrore përmbajnë ajër të ngrohtë dhe të lagësht që mund të ndikojnë në përmbytje dhe shi në rajonet e Britanisë së Madhe. Por nëse vizitoni veriun e Britanisë, atëherë ajri do të jetë më i ftohtë për shkak të afërsisë me Arktikun.
Në verën e vitit 2007, rrymat e erërave ishin ndarë në dysh dhe efekti që rezultoi në motin britanik ishte dramatik.
Në qershor të atij viti, pesë njerëz vdiqën në Angli, veçanërisht në Yorkshire, Derbyshire, Lincolnshire dhe Worcestershire, u shënua rekord i reshjeve dhe përmbytje të rënda. Dy muaj më vonë, Anglia kishte muajin gusht, më të ftohtin e saj që nga viti 1993. /Insajderi.com