Dy ditë më parë qytetin e Pejës e kishin kapluar vërshime të mëdha.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë njoftoi fillimisht se si pasojë e vërshimeve në Pejë, në lagjen “Asllan Çeshme”, një fëmijë pesëvjeçar humbi jetën, ndërsa nëna e tij u zhduk.
Më pas, policia konfirmoi edhe vdekjen e nënës së 5 vjeçit.
Dëmet atë natë ishin edhe materiale, ku shumë vetura kishin përfunduar në kanale dhe shtyllat elektrike ishin rrëzuar.
Pastrimi i rrugëve ka filluar ditën e sotme në qendër, Insajderi sjell pamjet: