Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dalur në terren.
Sipas njoftimit pjesëtarët e FSK-së janë duke i dalur në ndihmë qytetarëve në Istog, Mitrovicë dhe Skenderaj pas reshjeve të shiut që kanë shkaktuar vërshime në këto komuna.
“Për shkak të gjendjes së krijuar si pasojë e vërshimeve pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë janë në terren duke u ofruar gjithë ndihmën e nevojshme autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë në Skënderaj, Mitrovicë e Istog”, shkroi Mehaj.
Ai tha se situata është e menaxhueshme.
“Jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me kryetarët e komunave në gatishmëri për tē vepruar në çdo kohë. Situata është e menaxhueshme dhe urojmë që të ketë sa më pak dëme”, tha ai.