Metail është skaneri i cili është i dizajnuar për të krijuar një version 3D tuajin, shkruan Insajderi.
Tani ai është vetëm një prototip, por mendohet të jetë një hapësirë e vogël me një perde, i pajisur me 10 censor, të gjitha të trajnuar për pjesë të ndryshe të trupit tuaj. Kur muzika fillon, ju i vendosni këmbët në vendet e shënuara, dhe i vendosni duart në mbajtëset, aty edhe fillon krijimi i modelit tuaj virtual.
Brenda sekondave, pas tre skanimeve, makina ka dimensionet precize të trupit tuaj dhe në ekran mund të shihni modelin tuaj në 3D.
“Ne konstruktojmë modelin e trupit tuaj për ju, me të gjitha veçoritë e trupit tuaj, kështu që është shumë e personalizuar”- ka shpjeguar Jim Downin, shefi teknik në Metail, kompania e Kambrixhit e cila po zhvillon këtë teknologji.
Ideja është se ju mund të vishni modelin tuaj virtual me veshje të ndryshme online dhe të shihni se si duket ajo veshje në trupin tuaj nga çdo anë. Madje shitësit mund të ju dërgojnë stivime të ndryshme që mund të përshtaten me fizikun tuaj.
“Gjithkush ka mundësin të duket bukur”- thotë themeluesi i Metail, Tom Adeyoola.
“Nuk ka arsye pse të shkojmë drejt një të ardhmeje ku ideja e madhësisë zhduket. E gjithë esenca është të gjesh rroba që përshtaten me formën tuaj, dhe ju bëjnë te ndiheni mirë.”
Ka edhe kompani të tjera që janë munduar të përdorin metodën virtuale për të blerë rroba.
Një kompani e ngjashme është edhe dyqani online japonez Zozo.
Ai i dërgon konsumatorit një figurë të trupit me disa pika pozicionuese . Ti vetëm duhesh të klikosh në modelin, të rrish para telefonit tënd dhe të kthehesh 360⁰ derisa të krijoj një modelin tuaj në 3D.
Pastaj mund të gjesh më lehtë veshjet që përshtaten me fizikun tuaj./Insajderi.com