Gabime të rënda mjekësore janë konstatuar në ekspertizën e kryer në Gjermani për pacienten nga Prishtina N. Berisha, për të cilën Policia ka bërë kallëzim penal tash e disa vjet ndaj ortopedit kosovar doktorit Visar Nushi.
Si pasojë e mjekimit joadekuat nga ana e tij, familjarët e pacientes kanë denoncuar doktorin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, për çka kurrizi i vajzës kishte marrë formën e germës S. Për këtë doktor Nushi po vazhdon të hetohet nga Prokuroria vendore.
Në ekspertizën e kryer nga Dr. Mattias Hovel, shef i Klinikës së Ortopedisë së Fëmijëve në Klinikën Universitare të Essenit në Gjermani, përmenden gabime të rënda mjekësore të bëra nga ana e doktorit Visar Nushi./Zëri.