Këngëtarja kosovare, Vesa Luma, mbrëmë ka mbajtur një koncert recital në Tiranë dhe është shprehur falënderuese ndaj të gjithë njerëzve që morën pjesë.
Recitali që u mbajt pas shumë vitesh pauze të këngëtares quhej “Pikë Vese”.
Luma, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka thënë se është ende e mpirë nga emocioni që mori mbrëmë.
“Dua t’ju them FALEMDERIT nga zemra gjithë ju që ishit mbrëmë në sallën e TOB, që më dhuruat emocionet ma të forta dhe që më mbushët me dashuri, sërish!”, shkruan Luma.
Koncerti recital është mbajtur në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë.
Postimi i plotë: