Vesa zyrtarizon lidhjen me futbollistin e Kombëtares shqiptare? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Vesa zyrtarizon lidhjen me futbollistin e Kombëtares shqiptare?

    Insajderi
    07 June 2025 - 21:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale pak para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri–Serbi, e cila zhvillohet sonte në stadiumin “Air Albania”.

    Vesa është shfaqur e veshur me fanellën kuqezi me numrin 19, që i përket futbollistit të njohur Mirlind Daku në kombëtare.

    Fotoja e publikuar në rrjetet sociale, ku Vesa pozon e buzëqeshur me fanellën e tij, ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit. Detaji që bie në sy dhe që ka ndezur rrjetin, është pikërisht zgjedhja e fanellës – një sinjal i qartë që konfirmon thashethemet që qarkullojnë prej muajsh – se mes Vesës dhe futbollistit ka më shumë sesa miqësi.

    Tashmë duket se dyshja nuk po fshihen më, dhe kjo paraqitje publike e Vesës me fanellën e Mirlindit si duket është një konfirmim i heshtur i një romance që ka nisur të flitet prej kohësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark