Veseli bisedë telefonike me Tanja Fajon për procesin e vizave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli bisedë telefonike me Tanja Fajon për procesin e vizave

    Insajderi
    07 July 2016 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me raportuesen për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, me të cilët ka biseduar për përmbylljen sa më të shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

    “Sot pata një bisedë telefonike me znj. Tanja Fajon, raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, lidhur me përmbylljen sa më të shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave dhe çështjet të cilat kërkojnë përkushtim institucional në raport me këtë proces”, ka shkruar Veseli në rrjetin e social facebook.

    “Unë e përsërita qëndrimin tim që ky proces duhet të përfundojë sa më shpejtë, i sigurt që interesat e qytetarëve të Kosovës do të mbizotërojnë mbi agjendat tjera. Znj. Fajon përsëriti gatishmërinë e saj për të ndihmuar në ballafaqimin me sfidat që janë para nesh”, ka shkruaj më tej Veseli.

    Sa i përket vendimit të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave, Veseli ka thënë se kjo është vazhdimësi e mbështetjes së PE-së për Kosovën.

    “Shfrytëzova rastin të falënderoj Parlamentin Evropian për miratimin e propozimit për liberalizimin e vizave nga Komisioni për Politikë të Jashtme. Kjo është një vazhdimësi e mbështetjes së Parlamentit Evropian në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së dhe inkurajim për institucionet e Kosovës. Parlamenti Evropian mbetet aleat yni dhe do të vazhdojmë përkushtimin për realizimin e planit tonë të përbashkët”, ka përfunduar Veseli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark