Gjatë qëndrimit të tij në Britani të Madhe, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar të mërkurën edhe përfaqësues të Shoqatës së Avokaktëve shqiptar dhe biznesmenë shqiptarë në Britani të Madhe.
Veseli ka thënë se në këto takime është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të tyre me vendlindjen.
“Suksesi i tyre në Britaninë e Madhe vlerësohet dhe respektohet, dhe na bën edhe neve krenar. Kjo dëshmon më së miri edhe ngritjen e profilit e kompetencës së diasporës tonë”, ka thënë Veseli.
Ai ka thënë se tashmë diaspora jonë është e përgatitur profesionalisht dhe e gatshme të ndihmojë Kosovën.
“Sot, diaspora jonë ka intelektualë të përgatitur profesionalisht për trendet e globalizmit, të aftësuar në shkollat më të mira, me përvojat e shkëlqyera dhe të gatshëm të ndihmojnë në zhvillimin e atdheut”, ka thënë Veseli./Insajderi.com