Kadri Veseli ka braktisur drejtimin e seancës në të cilën po votohet për president, për të marrë pjesë në një ngjarje në nderim të ditëlindjes së veprimtarit Adem Demaçi.
Në vend të tij, seancën po e drejton bashkëpartiaku i tij Xhavit Haliti, që është edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.