Veseli: Deklarata e ‘2 korrikut’ shprehte aspiratën e popullit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Deklarata e ‘2 korrikut’ shprehte aspiratën e popullit

    Insajderi
    02 July 2016 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    26 vjet më parë nuk u lejuan të hyjnë në Kuvendin e Kosovës për ta mbajtur mbledhjen dhe për ta shpallur Deklaratën Kushtetuese.

    Por, 26 vjet më pas, ata u priten nga kryetari aktual i Kuvendit Kadri Veseli. Këta janë delegatët që asokohe u mblodhën para objektit të Kuvendit dhe e bënë punën e tyre, nën masa të rrepta represioni.

    Në këtë solemnitet ishin të pranishëm ish-deputetë të cilët shpallën Deklaratën kushtetuese, deputetë të përbërjes aktuale të Kuvendit dhe mysafirë të tjerë e familjarë të ish-deputetëve.

    Kryetari Veseli me këtë rast theksoi se në këtë Kuvend janë marrë vendime të rëndësishme dhe historike për vendin tonë, që kanë përcaktuar rrjedhat dhe proceset historike nëpër të cilat ka kaluar Kosova në 40 vitet e fundit. Njëri nga këto vendime të rëndësishme, theksoi Veseli, padyshim ka qenë edhe Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990.

    “Në rrethanat e kohës, Deklarata e 2 Korrikut shprehte këtë aspiratë popullore. Ajo e bënte të paligjshëm agresionin kushtetues kundër Kosovës të ndërmarrë nga Serbia në vitin 1989 dhe krijonte premisat e platformës së pavarësisë së Kosovës. Kjo deklaratë ishte një moment i forcimit të mëtutjeshëm të unitetit kombëtar në Kosovë, rreth vizionit që duhej ndjekur vendi ynë në ato vite të kthesave të mëdha botërore”, theksoi kryetari Veseli.

    Ky ishte vizioni për një Kosovë të lirë, të pavarur, demokratike, me orientim të qartë properëndimor, shtoi kryetari i Kuvendit.

    Përfaqësuesit e delegatëve, Iljaz Ramajli, Bujar Gjurgjeala dhe Muharrem Shabani, falënderuan kryetarin Veseli për kujdesin e vazhdueshëm ndaj datave me rëndësi historike, dhe në veçanti, për shënimin, tashmë tradicional, të 2 Korrikut nga ana e Kuvendit të Kosovës.

    2016_07_02_Në Kuvendin e Kosovës shënohet përvjetori i Deklaratës kushtetuese (1) 2016_07_02_Në Kuvendin e Kosovës shënohet përvjetori i Deklaratës kushtetuese (2) 2016_07_02_Në Kuvendin e Kosovës shënohet përvjetori i Deklaratës kushtetuese (3) 2016_07_02_Në Kuvendin e Kosovës shënohet përvjetori i Deklaratës kushtetuese (4) 2016_07_02_Në Kuvendin e Kosovës shënohet përvjetori i Deklaratës kushtetuese (5)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark