Brenda një dite, në Drenicë, janë vënë gurthemelet e dy fabrikave të ndryshme. Një në Krajkovë të Drenasit e tjetra në Polac të Skenderajt.
Gurëthemelet e këtyre dy fabrikave janë vënë nga dy politikanë të ndryshëm.
Nisjen e punimeve në fabrikën e kërpudhave në Krajkovë, e ka bërë solemnisht, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, në një fushate në Drenas, për zgjedhjen e kryetarit të ri në këtë komunë.
Ndërsa në Polac, nisjen e punimeve e ka bërë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Veçse për dallim prej fabrikës së kërpudhave që është investim i Pacollit, në Skenderaj fabrika është investim i një kompanie gjermani-holandeze në Skenderaj.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Veseli fton investitorët e huaj në Kosovë, përderisa premton përkrahje të fuqishme.