Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në një takim të dërguarin special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për siguri në trafik,Jean Todt.
Në takim Kryetari Veseli e falënderoi Todt për mbështetjen e tij personale për anëtarësimin e Kosovës në Federatën ndërkombëtare të automobilizmit, si një e arritur tjetër në vazhdën e përfshirjes së Republikës së Kosovës në mekanizmat dhe institucionet ndërkombëtare.
Temë qendrore e takimit ishte çështja e sigurisë në rrugë, si synim global dhe me këtë rast Todt theksoi rëndësinë e sigurisë posaçërisht në shndërrimin e Kosovës në model rajonal në këtë fushë të rëndësishme, thuhet në një komunikatë për media.
Kryetari Veseli e siguroi Todt për mbështetjen e parezervë dhe angazhimin e tij personal që çështja e sigurisë në rrugë të merr vëmendjen e duhur institucionale dhe shoqërore, në mënyrë që siguria e qytetarëve të jetë sa më e plotë.