Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë të shtunën në shënimin e fillimit të fushatës së Ministrisë së Diasporës për promovimin e regjistrimit të diasporës, meqë rast ka thënë se ky është një veprim i qëlluar.
Sipas tij, diaspora e Kosovës ka qenë shtyllë e mbijetesës ekonomike, e çlirimit dhe pavarësisë së vendit tonë.
“Shteti i Kosovës, do t’i jetë përjetë mirënjohës kontributit kombëtar të bashkatdhetarëve. Ne kemi obligim të krijojmë të gjitha kushtet që diaspora jonë, përvojën dhe kapitalin e saj ta investojë në atdheun e vet”, ka thënë Veseli./Insajderi.com