Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli priti sot në takim drejtuesin e Fondacionit ERSTE nga Austria, Erhard Busekun, me të cilin ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi për zbatimin në Kuvend të projektit “Punëtoritë për Demokraci/Demos”, i cili ka për qëllim edukimin qytetar të fëmijëve në shkollat fillore dhe të mesme, nëpërmjet të cilit ata fitojnë njohuri për demokracinë në Kuvend, funksionimin e tij, miratimin dhe zbatimin e ligjeve, si dhe rolin e medieve në një shoqëri pluraliste.
Në këtë rast Veseli theksoi edhe njëherë përkushtimin e legjislativit të vendit për të rritur edhe më tej transparencën para publikut dhe për t’i ofruar qasje sa më të madhe qytetarëve në punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.
Projekti zbatohet në formë të punëtorive, në të cilat fëmijët, me ndihmën e trajnerëve, nëpërmjet një përmbajtjeje interaktive dhe në mënyrë të përshtatshme për moshën e tyre, mësojnë se si funksion demokracia./Insajderi.com