Veseli e Ymeri përplasen për rastin e Astrit Deharit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli e Ymeri përplasen për rastin e Astrit Deharit

    Insajderi
    30 November 2016 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se askush nuk dëshiron ta pengojë diskutimin në Kuvend për rastin e vdekjes së Astrit Deharit. Por Veseli ka thënë se kjo do të ndodh atëherë kur nuk do të ketë manipulime politike, sidomos nga Vetëvendosje.

    Madje ai e ka pranuar se sistemi i drejtësisë në Kosovë është shumë i brishtë.

    “Në momentin e caktuar kur nuk ka manipulime nga Vetëvendosje, atëherë do të flitet për Astrit Deharin dhe për sistemin e drejtësisë”, ka thënë ai.

    Derisa po shtrohet vazhdimisht dilema për vrasjen apo vetëvrasjen e Astrit Deharit, kreu i Kuvendit, Veseli, ka kërkuar që të japin përgjegjësi ata që e shtynë vrasjen apo vetëvrasjen.

    “Duhet me marrë përgjegjësi kush e ka shty vrasjen apo vetëvrasjen e tij”, ka thënë Veseli.

    Ai ka shfaqur pakënaqësinë me sistemin e drejtësisë, duke kërkuar sqarime se pse është mbajtur në burg një djali si Astrit Dehari, kurse janë liruar tre të tjerë, sipas tij, përfshirë edhe mbesën e Visar Ymerit, për të njëjtën akuzë.

    Kjo nuk i ka pëlqyer liderit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri. Ai doli në foltore dhe ia kujtoi Veselit fjalën e tij në seancën e kaluar, kur tha se “Rujuni po e vrani veten”.

    “Dua fillimisht t’i sqarojë disa shpifje që u bënë këtu për Astrit Deharin dhe aktivistët e VV-së. Së pari Kadri Veseli thotë se është vetëvrasje e që kjo nuk dihet, ky po flet si Sylë Hoxha. Veseli tha se edhe vëllai i Astritit është vetëvra, ndërsa për këtë nuk ka përfunduar hetimi”, tha Ymeri./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark