
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në një mbledhje përkujtimore për Ilaz Kodra, i cili 17 vite më parë u vra nga forca serbe.
Ai e ka cilësuar Ilaz Kodrën si një prej figurave më të ndritura të luftës.
“Falë sakrificës së Ilazit me shokë, atdheu ynë nuk kërcënohet më nga asnjë faktor i jashtëm dhe sfida më e madhe që kemi përpara është zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i standardit jetësor të qytetarëve tanë”, ka thënë ai.
“Ua kemi borxh të rënëve për liri që sot të punojmë për zhvillim, siguri, sundim të ligjit dhe integrim Euro-Atlantik. Vetëm kështu mund të qëndrojmë krenar para kujtimit të tyre”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com