
Veç kësaj, ai ka thënë PDK angazhohet për ruajtjen e familjes tradicionale edhe në të ardhmen, duke thënë që familja “është bërthama kryesore e shoqërisë”.
“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Familjes! Familja është bërthama kryesore e shoqërisë që siguron formën më stabël të jetesës së përbashkët në një vend.
Është shkolla e parë për çdo qytetar dhe prindërit janë mësuesit tanë të parë e të pazëvendësueshëm që mundësojnë përcjelljen nga brezi në brez të vlerave, identitetit dhe edukatës morale”, ka shkruar ai në Facebook.
Më tej, Kryetari i PDK-së tha se familjet janë vendi më i ngrohtë për të kaluar kohën.
“Familjet u ofrojnë anëtarëve një mjedis të sigurt dhe të ngrohtë ku ata mund të përjetojnë përkushtim, dashuri, solidaritet dhe mbështetje ndërmjet brezave”, tha Veseli.
Veseli është zgjedhur kryetar i PDK-së vetëm dy javë më parë. /Insajderi.com