Veseli fton qytetarët të blejnë libra - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli fton qytetarët të blejnë libra

    Insajderi
    23 April 2016 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë të shtunën në Ditën Ndërkombëtarë të Librit se kjo ditë shërben për të inkurajuar kënaqësinë e leximit të librit si dhe respektin për kontributin e shumë autorëve për progresin shoqëror dhe kulturor të mbarë njerëzimit.

    Sipas tij, shoqëria kosovare mund të përparojë vetëm më një  “kulturë solide leximi.

    “Prandaj, është detyra jonë që të kultivojmë te brezat e rinj një masivizim të leximit dhe një dashuri e respekt më të madh për librin”, ka shkruar ai në Facebook.

    “Para se të kthehem në shtëpi, do të ndalem në librari të blej disa libra të rinj për fëmijët e mij, dhe ju ftoj edhe ju të bëni të njëjtën gjë sot për të afërmit tuaj”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark