Veseli thotë se politika është bërë sinonim i së keqes në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli thotë se politika është bërë sinonim i së keqes në Kosovë

    Insajderi
    22 June 2016 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot mori pjesë në Tryezën “Parimet e etikës parlamentare dhe integriteti institucional”, e zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Komisionit të Kongresit të SHBA-ve për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë (HDP), me mbështetjen e USAID-it.

    Në këtë tryezë, Veseli tha se në Kosovë ka degraduar imazhi i politikës dhe se kjo duhet të ndrysjojë urgjentisht.

    “Sot po diskutojmë, së bashku, për etikën parlamentare, e cila në rrethanat aktuale, nuk është luks, por nevojë urgjente institucionale. E them nevojë urgjente, sepse të gjithë sot në Kosovë, jemi dëshmitarë për degradimin e imazhit të politikës dhe funksionit publik. Politika është bërë sinonim i fenomeneve negative në shoqëri, korrupsionit, abuzimit, interesave të ngushta meskine, shkeljes së ligjit dhe fjalës së dhënë, akuzave të pambështetura dhe motiveve të ulëta”, ka thënë Veseli.

    Në vazhdim të fjalës së tij, kryetari Veseli theksoi se bartësit e përgjegjësive publike duhet të jenë të gatshëm në çdo moment për të dhënë llogari mbi mënyrën se si janë duke ushtruar funksionin e besuar publik. Ai tha se të zgjedhurit duhet t’u japin zgjidhjeve brengave të qytetarëve dhe jo t‛i shtojnë ato, njofton Kuvendi i Kosovës.

    “Ky Kuvend ka sjellë vendime historike për vendin, ka shpallur pavarësinë e Kosovës, ka miratuar ligje që garantojnë ecjen përpara të vendit tonë, por në shumë raste, jo më larg se para pak muajsh, ka lejuar që të shndërrohet në arenë përplasjesh, të cilat i kanë bërë qytetarët të ndihen të dëshpëruar me vendin e tyre dhe kanë vënë në dyshim kredibilitetin e vetë shtetit të Kosovës në sytë e partnerëve tanë”.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark