Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur I tronditur nga sulmi me bombë në Ankara të Turqisë.
Ai i shprehu ngushëllimë popullit dhe Republikës turke, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Jam i tronditur nga sulmi i sotëm terrorist në Ankara të Turqisë, një vendi mik dhe përkrahës i madh i shtetit tonë.
I shpreh ngushëllime popullit dhe Republikës së Turqisë. Ne bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre në këto momente të rënda dhe do të jemi përkrah tyre në luftën kundër terrorizmit, kësaj të keqeje universal”, shkruan Kryetari i Kuvendit. /Insajderi.com