Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i ka kërkuar Kryeministrit Isa Mustafa të sigurojë nënshkrimet e 33 deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës se do të votojnë demarkacionin.
Ai ka thënë se pasi LDK-ja t’i deponojë nënshkrimet e deputetëve të njëjtën do ta bëjë edhe PDK me 36 deputetët e saj.
“Unë shpresoj se LDK-ja do t’i sjell 33 nënshkrime të grupit parlamentar”, ka thënë Veseli, të dielën nga Prizreni.
“Në të njëjtën kohë, PDK-ja, e them si zotim tani, në momentin që LDK-ja është e gatshme me 33 nënshkrime, do t’i sjellim edhe ne 36 nënshkrimet tona dhe i kemi mundësitë të mbajmë një seancë të jashtëzakonshme e cila do të jetë para të mërkurës”, ka shtuar Veseli. /Insajderi.com