Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar ditën ndërkombëtare kundër dhunës duke shprehur se në këtë ditë të gjithë angazhohen nëpër botë që të përhapin mesazhin e jodhunës.
Veseli ka bërë thirrje ndaj përfaqësuesëve të politikës që të heqin dorë nga dhuna e mosmarrëveshjet t’i zgjidhin me tolerancë e dialog.
“Elita jonë politike duhet të mësohet që zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike apo mospërputhjeve të ideve, ta bëj nëpërmjet dialogut e tolerancës e kurrsesi jo nëpërmjet dhunës “ ka shkruar Veseli.
Ai ka thënë se zhvillimit politike të vitit të fundit në Kosovë e bëjnë të rëndësishme mesazhin që përçon kjo ditë. /Insajderi.com