Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova ka nevojë për investitorë zviceranë.
“Kosova ka nevojë që investitorë zviceran të vijnë më shumë dhe të investojnë në fusha të ndryshme. Presim që një gjë e tillë të ndodhë sa më parë”, tha ndër të tjera Veseli gjatë takimit që ka pasur më ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet .
Veseli tha se Institucionet e Kosovës janë duke u angazhuar për të përmirësuar klimën e të bërit biznes në Kosovë.
Kurse ambasadori Jean-Hubert Lebet, ritheksoi qëndrimin e shtetit zviceran në mbështetje të Republikës së Kosovës, ndërsa u shpreh optimist se investitorët zviceranë do të shohin Kosovën si vend me interes për të investuar.
Ai tha se shteti zviceran do të vazhdojë bashkëpunimin dhe mbështetjen për institucionet dhe qytetarët e Kosovës./Insajderi.com