
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kritikuar të mërkurën deputetët që sipas tij, nuk e kryejnë punën siç duhet.
Ai ka marrë shkas nga seanca e sotme e Kuvendit, në të cilën në fillim morën pjesë 70 deputetë, por më vone u larguan.
Deputetëve në këtë mënyrë iu paguhet mëditja pasi që janë paraqitur në kuvend.
“Në fillimin e seancës së sotme kishte 70 deputetë, ndërsa më vonë ata po ikin. Ndërsa, vazhdimisht të njëjtit kërkojnë nga partitë e tyre që të jenë në listat zgjedhore gjatë zgjedhjeve, ndërsa punën e tyre në Kuvend nuk e kryejnë”, ka thënë Veseli, njofton lajmi.net
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim sot projektligjin për parandalimin e financimit të terrorizmit. Gjatë këtij muaji është paraparë mbajtja edhe e një seance tjetër.
Partitë opozitarë sërish kanë bojkotuar punimet./Insajderi.com