Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë në konventën e tetë të kësaj partie se politikanët ju shkaktuar probleme qytetarëve dhe kjo sjellje duhet ndryshuar një herë e përgjithmonë.
Ai ka thënë se për një javë, prej kur ka nisur turin e tij të dëgjimit ka parë hendekun e thellë në mes asaj çka duan qytetarët dhe çka bëjnë politikanët.
“Ky hendek është krijuar sepse politikanët kanë ndalë së dëgjuari popullin. Korrupsioni është i patolerueshëm”, ka thënë Veseli.
Kryetari i PDK-së ka thënë se ai dëshiron që ta bëjë Kosovën një vend ku plotësohen ëndrrat e gjithsecilit.
“Kam një mesazh për të rinjtë, Kosova është vendi juaj dhe të ngriheni. Ëndrrat e juaja janë ëndrra për të ardhmen e shtetit tonë. Unë do të jem çdoherë dhe çdokund përkrah jush PDK është e juaja si gjithë Kosova”, ka thënë Veseli. /Insajderi.com