Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se partia e tij nuk e ka telashe për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Sipas tij, PDK-ja është e përgatitur, bazuar në atë se është paria më e madhe dhe më e organizuar në vend.
“PDK-ja, si partia më e madhe dhe më e organizuar në vend, natyrisht se është e gatshme gjithmonë për zgjedhje”, ka thënë ai, shkruan Epoka e re.
Por për të ardhur deri te kjo, Veseli ka thënë se duhet të ketë marrëveshje politike.
“Zgjedhjet duhet të vijnë si rezultat i një marrëveshjeje të përbashkët politike. Ne duhet të mësohemi që t’i respektojmë afatet e rregullta kohore të zgjedhjeve, ta respektojmë vullnetin e qytetarëve dhe Kushtetutën e vendit”, ka shtuar ai.
Megjithatë, ai thotë se “duhet të mendojmë më tepër se çfarë duhet të bëjmë pas zgjedhjeve”.