Veseli largohet nga konferenca në Hagë, ka një telefonatë të rëndësishme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Veseli largohet nga konferenca në Hagë, ka një telefonatë të rëndësishme

    Insajderi
    24 March 2022 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nga Dhomat e Specializuara në Hagë do të bisedojë me fëmijët e tij.

    Kështu ka bërë të ditur avokati i Veselit, Ben Emmerson.

    “Z. Veseli duhet të largohet nga konferenca për ecurinë e çështjes sepse ka një telefonatë të organizuar me fëmijët e tij”, është shprehur Emmerson.

    Ndërkohë po vazhdon seanca gjyqësore mbi ecurinë e cështjes për Thaçin dhe të tjerët.

    Mbi ta rëndojnë akuzat për krime kundër njerëzimit që përfshijnë përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave, ndërsa janë edhe katër akuza për krime lufte që përfishjnë arrestim dhe ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark