Veseli: Ligji për Trepçën finalizohet javën e ardhshme – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Ligji për Trepçën finalizohet javën e ardhshme

    Insajderi
    01 October 2016 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeparlamentari Kadri Veseli gjatë vizitës bashkë me ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në minierën e Trepçës, ka njoftuar se ligji për këtë gjigant metalurgjik do të finalizohet në ditët në vazhdim.

    “Ligji do të finalizohet brenda javës tjetër, do ta dërgojmë në Qeveri dhe pastaj do ta qesim për votim në Kuvend. Unë besoj se shumica e deputetëve do të votojnë pro këtij ligji”, deklaroi Veseli.

    Gjithashtu gjatë kësaj vizite u bë publike edhe një iniciativën përmes të cilës do të përfitojnë punëtorët e veriut që do të punojnë në pjesën e Trepçës në jug se do ta kenë nga një pagë ekstra.

    Ndërkohë që Qeverisë dhe Kuvendit i kanë edhe një muaj kohë për të zgjidhur statusin e Trepçës, sepse sipas një vendimi të Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme në rast se Ligji për Trepçën nuk miratohet deri me 2 nëntor atëherë gjiganti ekonomik shkon në likuidim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark