Veseli: Luftimi i korrupsionit do të jetë në krye të agjendës sime si kryeministër – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Veseli: Luftimi i korrupsionit do të jetë në krye të agjendës sime si kryeministër

    Insajderi
    29 September 2019 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar sonte edhe banorë të fshatrave Sankoc, Çikatovë dhe Abri të Drenasit.

    Ai ka thënë se i gjithë Drenasi do ta tregojë veten më 6 tetor dhe se luftimi i korrupsionit do të jetë në krye të agjendës sime si kryeministër.

    “I gjithë Drenasi, më 6 tetor, do ta tregojë veten. Me Sankoc, Çikatovë, Abri dhe me çdo lagje e fshat do t’i japë fuqi Partisë Demokratike të Kosovës. Ne jemi partia e lirisë, e shtet-formimit dhe shtet-ndërtimit. Ne u kemi dhënë më së shumti hapësirë të rinjve dhe grave. Ne e ndërtojmë të ardhmen, për çdo qytetar, për shtetin tonë. Luftimi i korrupsionit do të jetë në krye të agjendës sime si kryeministër. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës! #PDK112”, ka shkruar Veseli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark