Veseli mbështetë Thaçin: Reforma zgjedhore duhet të kryhet deri në fund të dhjetorit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli mbështetë Thaçin: Reforma zgjedhore duhet të kryhet deri në fund të dhjetorit

    Insajderi
    23 November 2016 - 23:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mendon se reforma zgjedhore, diskutimet për të cilën tashmë i ka hapur presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do të duhej të përfundonte deri në fund të dhjetorit të këtij viti.

    Ai shpreson se opozita nuk do ta humbasë mundësinë për të qenë në këtë proces.

    Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë për “Epoka e re” se reforma zgjedhore është e domosdoshme që të prodhohen zgjedhje më të mira në Kosovë.

    Veseli ka folur edhe për zgjedhjet në Drenas, duke thënë se PDK-ja do ta vazhdojë traditën e fitoreve bindëse dhe të qeverisjes së mirë.

    Sipas Veselit, Drenica është e lënduar me zgjedhjet e jashtëzakonshme, por qytetarët do të flasin shumë qartë më 4 dhjetor./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark