Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka falënderuar bashkatdhetarët që po vizitojnë Kosovën, më ç’ rast Kuvendi sot dhe nesër ka hapur dyert për ta.
“Falënderojmë të gjithë bashkatdhetarët që po vizitojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ata jetojnë me ne, me të arriturat tona, vështirësitë dhe sakrificat tona, jetojnë me shpirt në Kosovë dhe duan ta shohin Kosovën të zhvilluar e të përparuar”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në facebook.
“Propozimet dhe vërejtjet e tyre, do të jenë pjesë e politikës shtetërore që mërgatën tonë ta kthejmë në njërin ndër faktorët më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe integrimit evropian të saj”, ka shtuar Veseli./Insajderi.com