Veseli mirëpret vendimin e Gjykatës së Apelit për Limajn - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli mirëpret vendimin e Gjykatës së Apelit për Limajn

    Insajderi
    16 May 2016 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit që konfirmoi pafajësine e Fatmir Limaj për rastin e njohur si Klecka.

    “Ky vendim dëshmon edhe njëherë se lufta jonë ishte e drejtë dhe e pastër”, ka thënë ai.

    “Ftoj të gjithë qytetarët e vendit tonë, t’i besojnë shtetit ligjor dhe të punojmë bashkërisht në fuqizimin dhe sundimin e drejtësisë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.

    Më herët gjatë ditës, vendimin e gjyaktës lidhur me Fatmir LImajn e ka mirëpritur edhe Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, duke thënë se kjo konfirmon luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark