Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se kreu i Kuvendit Kadri Veseli mungoi sot në mbledhjen e Kryesisë, sepse s’ka kohë pasi ai është në fushatë, duke u sjellë si kryeministër.
“Kadri Veseli nuk ishte sot në mbledhjen e kryesisë, për shkak se ai është duke bërë fushatë”, ka thënë Konjufca.
Por më mbrojtje të shefit të partisë ka dalë nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti.
Ai ka thënë se Veseli i ka pesë zëvendës dhe mund ta zëvendësojnë në çdo kohë.
“Veseli i ka pesë zëvendës që mund ta zëvendësojmë në çdo kohë, sepse kjo është puna jonë”, ka thënë Haliti para medieve./Insajderi.com