Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe drejtori i USAID, James Hope, kanë nënshkruar sot një marrëveshje për “Mbështetje për Hulumtime Parlamentare”.
“Sot nënshkrova një marrëveshje të rëndësishme me Drejtorin e USAID, James Hope, e cila do ta ndihmojë shumë Kuvendin e Kosovës që të nxjerrë ligje më cilësore”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.
Vlera e nënshkrimit të kësaj marrëveshje është rreth 300 mijë dollarë 20 mijë janë dhen nga Kuvendi i Kosovës ndërsa pjesa tjetër prej 280 mijë dollarëve është nga vet USAID. /Insajderi.com