Veseli njofton kongresmenin Visclosky me situatën në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli njofton kongresmenin Visclosky me situatën në Kosovë

    Insajderi
    16 April 2016 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke e falënderuar kongresmenin Visclosky për mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën në të gjitha fazat, kryetari Veseli e informoi atë për zhvillimet e reja në Republikën e Kosovës, synimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet vendi, duke vënë theks te agjenda euro-atlantike dhe bashkëpunimi i qëndrueshëm SHBA-Kosovë.

    Kongresmeni Visclosky e përgëzoi Kryetarin Veseli për punën dhe përkushtimin e institucioneve gjatë shtetndërtimit, duke i dhënë përkrahje përmbushjes së obligimeve kushtetuese në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, në veçanti përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët.

    Në takim u bisedua edhe për gjendjen politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon, dialogun me Serbinë dhe marrëdhëniet ndërfqinjësore në përgjithësi. Po ashtu, u vlerësua lartë prania e trupave amerikane brenda KFOR-it, si dhe angazhimi për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark