Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se muri në veri do të hiqet nga Institucionet e Republikës së Kosovës, por duke mos dhënë datë të saktë, pavarësisht se Kuvendi e ka miratuar një rezolutë në të cilën thuhet se muri duhet të rrënohet brenda muajit janar.
Veseli e ka përmendur 1 shkurtin dhe 17 shkurtin, duke shtuar se datat nuk kanë rëndësi, por më e rëndësishmja sipas tij është se muri do të rrënohet.
“Murin do ta heqin Institucionet e Republikës së Kosovës. A do të ndodhë me një 1 shkurt apo me 17 shkurt, kjo do të ndodhë jeni të sigurt për këtë”, ka thënë Veseli.
“Jemi duke u marrë dhe jam shumë i preokupuar më çështjen murit, ashtu si kryeministri dhe presidenti. Komuna e Veriut as nuk e di si është nderuar ai mur, atë e ka ndërtuar Qeveria e Beogradit”, ka shtuar ai.
Vesesli ka thënë se muri është artificial dhe një provokim nga ana e Serbisë.
“Muri është artificial dhe provokim i Serbisë. Muri do të rrëzohet për arsye se është promovim i një koncepti që është ndarës, nuk është në interesin as të komunitetit serb”, ka thënë ai.
“Nuk lejojmë mure dhe trena të Serbisë në Kosovë. Serbia ka marrë fund një e 700 vjet në Kosovë”, ka përfunduar Veseli.