
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dhënë një intervistë pas përfundimit të debatit 14 orësh, duke komentuar protestën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, për të ënjtën në orën 10:00.
Sipas tij, vendimmarrja për demarkacionin me Malin e Zi duhet të bëhet në institucione dhe jo në rrugë.
Ka folur edhe për atë se dikush me reagime të tilla që sipas tij kërkojnë me çdo kusht që të vihet kufiri aty ku ka qenë më herët.
“Vendimmarrja jonë duhet të jetë brenda institucioneve, mirëpo mos të pret dikush se padrejtësitë që iu kanë shkaktuar në të kaluarën shqiptarëve t’i rregullojmë tashti”, ka thënë Veseli, tha për Klan Kosova.
Ai foli duke iu referuar deklaratave të kundërshtarëve të demarkacionit që thonë se kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në Qakorr e jo 8 mijë kilometra më poshtë se ku është caktuar me marrëveshjen ndërkombëtare.
Veseli duke folur për debatin e sotëm tha se fitues është populli i Kosovës sepse është informuar gjerë e gjatë për këtë marrëveshje me Malin e Zi.
“Ky është proces që i ndihmon shumë vendimmarrjes në shënimin e kufirit, vërtetë. Pas sonte, është një situatë më e qartë, mesazhe më të qarta”, ka thënë Veseli./Insajderi.com