Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se partitë opozitar në Kosovë nuk po mendojnë për interesat e qytetarëve.
Veseli, në një intervistë për Telegrafin, deklaroi se kjo është vërejtur në disa raste.
“Për fat të keq, këto kohë, opozita nuk është duke menduar për interesin e qytetarëve, jo vetëm për reformën (zgjedhore), por edhe për çështje tjera të rëndësisë nacionale, siç është rasti me liberalizimin e vizave, gjë që është e dhimbshme”, ka thënë ai.
Kryetari i Parlamentit të Kosovës ka thënë se shpreson që tash e tutje opozita të reflektojë, raporton Insajderi.
Veseli, që ka folur për reformën zgjedhore në këtë intervistë, pohoi se PDK do të angazhohet që ajo të përfundoj. /Insajderi.com