Një itinerar aspak i zakonshëm ka qenë ai i sotmi i Kadri Veselit me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.
Në një postim në Facebook, Veseli ka treguar se me 28 nëntor ka nisur ditën duke vizituar fshatin e lindjes së heroit shqiptar, Isa Boletini në Boletin të Mitrovicës, për të vazhduar me fushatë parazgjedhore në Drenas, dhe ka përfunduar në një ndejë të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë.
E në këtë ndejë, Veseli ka treguar se pas Boletinit dhe Drenicës ka takuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçi por edhe dy këngëtarë komercial, reperin Ledri Vula dhe këngëtaren prishtinase që ka bërë famë botërore, Era Istrefi.
Madje Veseli ka shkruar në Facebook, se pasi në Drenas ka premtuar se Ramiz Lladrovci është kandidati më i mirë për “Drenasin Evropian”, këngëtarët Ledri dhe Era i kanë dhënë atij një premtim.
“Ledri dhe Era më siguruan që hitet nuk do të mungojnë edhe vitin e ardhshëm”, ka shkruar Veseli./Insajderi.com