Veseli i përgjigjet Qunit: Shihemi kur të duash dhe si të duash – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli i përgjigjet Qunit: Shihemi kur të duash dhe si të duash

    Insajderi
    10 May 2017 - 13:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Akuzat e deputetit të LDK-së, Anton Quni, në drejtim të kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, dhe presidentit Hashim Thaçi, nuk i kanë pëlqyer Veselit.

    Quni ka thënë se e ka vazhduar karrierën politike duke u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës sepse dëshiron t’i shohë prapa grilave Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin.

    “Të gjitha ato mjerime që ia keni shkaktu qytetarëve të Kosovës, të gjitha ato shantazhe, të gjitha ato maltretime më bëjnë që të jem ende në Kuvendin e Kosovës, derisa t’ju shoh juve prapa grilave se aty e keni vendin”, ka thënë Quni.

    Por Veseli nuk pati shumë vullneti t’i përgjigjet në Kuvend akuzave të tij.

    “Nuk e di a fole si profet a po si hero, por për këto çka fole kur dush dhe si të dush bisedojmë”, tha Veseli./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark