Veseli: Me përgjimet telefonike le të merret prokuroria - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Me përgjimet telefonike le të merret prokuroria

    Insajderi
    18 August 2016 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përgjimet telefonike të zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës – të publikuara në kuadër të Dosjes së Shefave – duhet të jenë në duart e prokurorëve dhe të mos bëhen objekt i gjykimit publik.

    Kështu ka thënë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, duke shtuar  ndër të tjerash se përgjimet e publikuara kanë shkaktuar shqetësim tek qytetarët.

    “Do të dëshiroja që t’i kërkoj falje të gjithë qytetarëve të Kosovës që e kanë ndjerë veten të kërcënuar se bisedat e tyre duhet të përgjohen,” ka thënë ai në një intervistë për televizionin Klan.

    “Ne duhet të ndërtojmë një aspekt moral, me c’rast cështjet që kanë të bëjnë me drejtësi të mbeten pasuri e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kur shkojmë tek gjykimi publik krijojmë shqetësim”, ka shtuar ai.

    [iframe id=”https://www.youtube.com/embed/HQqykFp8Rzc” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]

    Kadri Veseli, kryetar i PDK-së, Hashim Thaci, ish-kryetar i partisë dhe aktualisht president i vendit, dhe zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj partie dëgjohen duke rënë në ujdi mes vete lidhur me punësimin e njerëzve të afërt me këtë parti në institucione të pavarura të vendit.

    Pas publikimit të këtyre përgjimeve nga Insajderi, Adem Grabovci, që është protagonist kryesor i përgjimeve, ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së.

    Ai ka pranuar se dorëheqja e tij vije si pasojë e publikimit të këtyre përgjimeve, pasi që sipas tij, “këto kanë krijuar një ambient jo të këndshëm për opinionin publik, institucionet e vendit, PDK-në, por edhe për mua dhe familjen time.”/Insajderi.com

    [iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark